Nënprodukti i pazëvendësueshëm i misrit

ROMË, 4 maj /ATSH/ – Një nga nënproduktet kryesore në gatimin pa gluten është mielli i misrit, që përdoret kryesisht për të përgatitur ëmbëlsira, bukë dhe pica, shkruan faqja e internetit melarossa.it.

Kur bëhet fjalë për miellin e misrit, gjëja e parë që vjen në mendje është polenta.

Nga pikëpamja ushqyese, mielli i misrit është një burim i shkëlqyeshëm i karbohidrateve.

Në veçanti, ai siguron një furnizim të mirë të aminoacideve, duke përfshirë alaninën dhe leucinën.

Ai gjithashtu përmban disa kripëra minerale, të tilla si magnez, kalium dhe fosfor dhe vitamina, veçanërisht A dhe E.

Mielli i misrit merret nga Zea mais, një bimë barishtore që i përket familjes Graminaceae, me origjinë nga Amerika Qendrore. Ai është një alternativë e shkëlqyer ndaj miellit të grurit dhe është i përshtatshëm për ata që ndjekin një dietë proteinike, sepse ka një fuqi të lartë ngopëse./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.