FUTBOLL – Zbret në fushë arbitri i parë transgjinor i Izraelit

TEL AVIV, 4 maj /ATSH-DPA/ – Arbitri izraelit i futbollit Sapir Berman u bë personi i parë transgjinor që drejtoi një ndeshje në Premier League të Izraelit.

Tashmë, 26-vjeçarja u përshëndet ngrohtësisht nga një pjesë e spektatorëve në tribuna në ndeshjen Hapoel Haifa kundër Beitar Jerusalem.

Një tifoz i Haifa tregoi një tabelë ku shkruhej “Sapir Berman Super Woman”.

Ajo doli publikisht si grua javën e kaluar pasi iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e seksit, duke thënë se nuk donte më të fshihej.

“Unë e kam parë veten si grua që kur isha fëmijë. Unë isha shumë i suksesshëm si burrë. Por në fund vendosa të tregoj se kush jam në të vërtetë”, u tha ajo gazetarëve.

Federata Izraelite e Futbollit ka dalë në mbështetje të Berman, duke thënë se ai mund të vazhdojë karrierën e tij të papenguar./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.