FUTBOLL – Seuli fton Phenianin të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022

SEUL, 4 maj /ATSH-DPA/ – Koreja e Jugut shpreson që Koreja e Veriut të rishikojë vendimin e saj për të mos marrë pjesë në kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës 2022 në Korenë e Jugut për shkak të shqetësimeve të koronavirusit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Bashkimit në Seul tha se Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) i ka kërkuar Koresë së Veriut të rishikojëv vendimin e saj.

Kualifikimet aziatike filluan në 2019, por u ndërprenë nga pandemia.

Ndeshjet tani po përfundojnë në vende të paracaktuara, me Korenë e Jugut të zgjedhur si pritëse e ndeshjeve të mbetura të Grupit H midis 3 dhe 15 qershorit që përveç dy Koreve gjithashtu përfshin Turkmenistanin, Sri Lankën dhe Libanin.

Lajmi vjen një muaj pasi Koreja e Veriut tha se nuk do të dërgonte atletë në Lojërat Olimpike të Tokios nga 23 korrik deri më 8 gusht, duke përmendur gjithashtu shqetësime për koronavirusin. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.