FOTO/ Terminali i ri në Korçë hapësirë moderne, shmang krijimin e trafikut në qytet

TIRANË, 4 maj /ATSH – I. Vata/ Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo deklaroi sot se ka përfunduar projekti i terminalit të ri të Korçës.

Ai thekson se terminali i ri do të jetë me kushte bashkëkohore dhe do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit të vendqëndrimit dhe trafikut në qytet.

“I kënaqur për një tjetër projekt madhor që po merr jetë në Korçë. Terminali i ri, një model bashkëkohor, me kushtet më të mira për mjetet dhe udhëtarët, që i jep zgjidhje përfundimtare problemit të vendqëndrimit dhe shmang krijimin e trafikut në qytet”, shprehet Filo.

“Projekti i terminalit të ri, një hapësirë moderne, e cila do të ndihmojë në shpërndarjen e saktë të fluksit të autobusëve, mikrobusëve dhe taksive, të cilat do të stacionohen atje, duke shmangur kalimin brenda në qytet”, tha Filo. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.