BSH: 186 milionë euro kredi u ristrukturuan vitin e kaluar

TIRANË, 4 maj /ATSH/ Bankat tregtare në Shqipëri ristrukturuan 23 miliardë lekë, ose rreth 186 milionë euro kredi vitin e kaluar.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, shumica e ristrukturimeve, rreth 21 miliardë lekë u kryen në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Volumet më të mëdha të ristrukturimeve i takojnë bizneseve, me rreth 90 % të vlerës së kredisë totale të ristrukturuar gjatë vitit.

Sektori i industrisë është ai që ka paraqitur kërkesën më të lartë për ristrukturim kredish, me 11 % të stokut të përgjithshëm të kredisë, ose sa rreth 40 % e gjithë vëllimit të kredive të ristrukturuara nga sektori bankar gjatë periudhës. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.