Mbi 8300 raste aktive me COVID në Kosovë

PRISHTINË, 3 maj/ATSH/-  Ditëve të fundit janë raportuar shifra më të ulëta të rasteve ditore me COVID-19, megjithatë vendi numëron saktësisht 8307 raste aktive më këtë sëmundje. Vetëm në raportin e fundit të IKSHPK rezultuan 160 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.