LONDËR – Uashingtoni prezanton në G7 qasjen e re për çështjen koreano-veriore

LONDËR, 3 maj /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken filloi sot takimin e parë me ministrat e Punëve të Jashtme të G7 që prej dy vjetësh duke prezantuar qasjen e administratës Biden për Korenë e Veriut, dënuar tashmë nga Pheniani.

Në sfondin e pandemisë së koronavirusit që po shkatërron Indinë në një kohë kur horizonti po qartësohet për vendet perëndimore, Britania e Madhe pret shefat e diplomacisë të klubit të vendeve të pasura, për t’u përgatitur për fundin e pandemisë dhe samitin e G7 muajin e ardhshëm në Anglinë jugperëndimore.

India, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut dhe Brunei, i cili kryeson ASEAN, janë ftuar për këto tri ditë bisedimesh, të cilat do të përqendrohen gjithashtu në tensionet në rritje me Rusinë dhe Kinën, si dhe bisedimet për të  ringritur marrëveshjen bërthamore iraniane.

Me një arsenal të masave të rrepta anti-covid, Antony Blinken u takua në hotelin e tij me homologët e tij Japonezë dhe Koreanë e Jugut disa ditë pasi Joe Biden rishikoi politikën e SHBA ndaj Koresë së Veriut.

“Ne jemi shumë mirënjohës që kemi këtë mundësi për të zhvilluar diskutime të thelluara me SHBA-në pas përfundimeve për rishikimin e politikës tuaj”, theksoi ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Chung Eui-yong./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.