Kuvendi seancë plenare në datat 4, 6, 13 dhe 20 maj

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.

Kështu u vendos në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex)./k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.