HAGË – EMA fillon vlerësimin e vaksinës Pfizer/BioNTech për 12-15 vjeçarët

HAGË, 3 maj /ATSH-AFP/ – Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) njoftoi sot se kishte filluar vlerësimin për përdorimin tek 12-15 vjeçarët të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19, pas kërkesave të depozituara për autorizim nga dy kompanitë për këtë grupmoshë në BE dhe në SHBA.

“Asnjë vaksinë nuk ekziston për momenti për fëmijët, më pak të ekspozuar me rastet e rënda të sëmundjes dhe vaksinimi i të cilëve nuk është një prioritet deri tani. Por ato përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullsisë dhe duhet gjithashtu të jenë të imunizuar për të frenuar transmetimin e sëmundjes”, theksojnë ekspertët.

Në një komunikatë, EMA theksoi sot se Komiteti i Medikamenteve për përdorim njerëzor do të kryejp një vlerësim të përshpejtuar të të dhënave të transmetuara nga kompaniae marketingut “Comirnaty”, emri tregtar i vaksinës anti-COVID-19 të zhvilluar nga laboratori gjerman BioNTech dhe partneri i saj American Pfizer.

“Këto të dhëna përfshijnë rezultatet e një studimi të madh, të vazhdueshëm klinik, që përfshin adoleshentë nga mosha 12 vjeç”, sipas EMA-s.

BioNTech dhe Pfizer njoftuan se i kishin kërkuar EMA-s të shtrinte tek 12-15 vjeçarët autorizimin e vaksinës së tyre në Bashkimin Europian, kufizuar për momentin për personat mbi 16 vjeç./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.