FOTO-Rruga e Çermave në Lushnjë vazhdon të shtrohen me asfalt/ Braçe: Puna vazhdon edhe pas zgjedhjeve

TIRANË, 3 maj /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi sot se rruga e Çermave në Lushnjë vazhdon të shtrohet me asfalt edhe pas zgjedhjeve.

“Nuk ishte “për zgjedhje”, puna vazhdon. As gënjyem kënd e as ja hodhëm kujt. Puna vazhdon deri në metrin e fundit”, tha Braçe.

“Edhe këtu, edhe në Bicukëz, edhe në Grabian, edhe në Dushk Can. Për turp kush paditi punën nga partia e pisave dhe hajdutëve. Por, për turp edhe më shumë kush e pështyu punën për 50 mijë lekë. Jeta vazhdon, puna vazhdon atje ku e duan”, shprehet Braçe.

Rrugët në fshatrat e Çermës, në Bicukëz, Grabian, edhe në Dushk e Can vazhdojnë të shtrohen me asfalt, kanale kulluese të ujërave të bardha, trotuare dhe ndriçim dhe do ju shërbejnë njerëzve dhe mjeteve si për transport, ashtu dhe për daljen në treg të prodhimeve bujqësore. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.