FOTO-Nga shtrimi i asfaltit, te ndriçimi/ Drejt përfundimit rruga në lagjen Allmete në Bulqizë

TIRANË, 3 maj /ATSH – I. Vata/ Vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin e Bulqizës.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili thekson se po shkon drejt përfundimit rruga në lagjen “Allmete” në qytetin e vjetër të Bulqizës.

“Në lagjen Allmete në Qytetin e Vjetër ku asfaltimi i rrugës po shkon drejt përfundimit. Të përkushtuar maksimalisht për ta ndryshuar rrënjësisht Bulqizën dhe për të bërë më të mirën për komunitetin tonë”, shprehet ai.

Rruga është e shtruar me asfalt, janë bërë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, trotuar dhe ndriçim, e cila lehtëson lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve në kushte normale. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.