Financohet nga BE/ Shkolla “Sherif Dervishi” në Krujë hap dyert në qershor për 230 nxënës


TIRANË, 3 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca inspektuan sot kantierin e shkollës “Sherif Dervishi” në Budull të Krujës.

Rama tha se në këtë kantier vijon puna papushim, për të hapur dyert në qershor për 230 nxënës.

“Shkolla ‘Sherif Dervishi’ në Krujë është pjesë e bllokut të dytë të shkollave të reja, të cilat ndryshe nga blloku i parë që u financua 100 % nga qeveria shqiptare, financohen 100 % nga Bashkimi Europian”, tha Rama.

Shkolla ka 14 ambiente me 9 klasa, me laboratorë fizike, kimie dhe informatike, sallë shumëfunksionale, bibliotekë, palestër dhe fushë sportive.

Ndërkohë, ambasadori Soreca tha se “do të fillojmë shumë shpejt me projektet më të rëndësishme për kulturën”. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.