COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1762 testime, 872 të shëruar, 38 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (03 maj 2021)
Raste të reja ditore            38
Të shëruar në 24 orë        872
Të shtruar në spitale        123
Humbje jete në 24 orë         2
Testime ditore                1762
Testime totale            641,968
Raste pozitive            131,276
Raste të shëruara       111,792
Raste aktive                17,085
Humbje jete                  2,399
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë      14308
Fier             849
Shkodër       399
Durrës         249
Korçë           274
Gjirokastër   255
Vlorë            243
Elbasan        131
Kukës          103
Dibër           101
Berat             93
Lezhë            80
/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.