AMF: Dëmet e paguara nga shoqëritë e sigurimeve shënuan rënie

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-mars 2021 u ulën me 8.27% krahasuar me periudhën janar-mars 2020.

“Gjatë janar-mars 2021, janë paguar gjithsej 2,083,018 mijë lekë dëme ose 8,27 % më pak se gjatë periudhës janar-mars 2020”, thuhet në raport.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,007 milionë lekë, apo 48.34 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Numri i dëmeve të paguara në janar-mars 2021 është ulur me 1,304 dhe arriti shifrën 12,433 nga të cilat 11,741 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 692 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.