Ambasada e SHBA-së uron besimtarët për ditën e Pashkës: Shpresë në këto ditë të bukura pranvere

TIRANË, 2 maj /ATSH – I. Vata/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar sot besimtarët ortodoksë për ditën e Pashkës.

Në urimin e saj, Ambasadës së SHBA-së uron shpresë në këto ditë të bukura pranvere

“Gëzuar Pashkën Ortodokse nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA në Tiranë! Ju urojmë shpresë në këto ditë të bukura pranvere. Festofshim së bashku këtë ditë të fillimeve të reja, ndërsa vazhdojmë të luftojmë COVID-19 dhe të njohim kontributin e jashtëzakonshëm të punonjësve shëndetësorë të cilët do ta kalojnë këtë të ditë të shenjtë duke punuar për të ruajtur shëndetin e komuniteteve tona”, shprehet ambasada e SHBA-së.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.