Industria e ndërtimit/ 79 % e ndërmarrjeve sigurojnë 80 % të lëndës së parë në vend

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Zhvillimi i industrisë së ndërtimit në vendin tonë ka aktivizuar zinzhirin e një sërë sektorësh komplementarë të kësaj industrie, ku krahas rritjes së investimeve, punësimit ka sjellë edhe ulje të kostove të prodhimit për lëndët e para të siguruara në vend.

Banka e Shqipërisë publikoi sot raportin e vrojtimit mbi gjendjen financiare të ndërmarrjeve ku ndër të tjera vëren se “sektori i ndërtimit ka një varësi më të madhe ndaj  lëndës së parë  të siguruar në vend”.

Sipas BSH-së, rreth 79 % e ndërmarrjeve të sektorit të ndërtimit, siguron mbi 80 % të  lëndës së parë brenda vendit.

Kjo  peshë është rritur me 3.6 % në 6-mujorin II të vitit 2020, krahasuar me  gjashtëmujorin e parë dhe me 2.5 % krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, sektori i industrisë së mirëfilltë shfaq varësi më të ulët, ku 51 % e  ndërmarrjeve të këtij sektori sigurojnë vetëm 20 % të lëndës së parë brenda  vendit.

Për periudhën në analizë, pesha e këtyre ndërmarrjeve ka shënuar një rritje gjashtëmujore prej 3.1 %, ndërsa në terma vjetorë kjo rritje është 2.1 %, bën të ditur BSH-ja. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.