Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte rritje vjetore me 45,7%

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte në muajin mars, ka pësuar një rritje rekord, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më pare.

INSTAT bën të ditur se në muajin mars të këtij viti janë ngarkuar dhe shkarkuar në porte 370.8 mijë tonë mallra, me një rritje 45,7%, krahasuar me muajin mars 2020.

Sipas statistikave krahasuar me mesataren e muajve mars për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është rritur 13,5 %.

Ndërkohë që për periudhën janar – mars 2021, volume i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 1.080,4 mijë tonë duke u rritur me 14,5%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.