MALI I ZI – Rritje e rasteve ditore COVID-19, 151 në 24 orët e fundit

PODGORICË, 27 prill /ATSH-MINA/ – Në 24 orët e fundit, Mali i Zi ka regjistruar 151 raste të reja infektimi me COVID-19, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Që nga numërimi i djeshëm, pesë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut”, thuhet në deklaratën e ISHP.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me COVID-19 në Malin e Zi, që nga fillimi i pandemisë, është 1 478.

Gjithashtu, ISHP njoftoi edhe 219 pacientë të shëruar.

Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara, si edhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në vend është 2 481.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me COVID-19 në Malin e Zi është 96 930./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.