Vlorë/ Numërohen 3405 qendra votimi, kryeson PS me 57.89 % të votave

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në qarkun e Vlorës deri tani janë numëruar votat në 3405 qendra qendra votimi nga 5199 gjithsej në këtë qark.

Referuar të dhënave të deritanishme Partia Socialiste ka marrë 48013 vota, ose 57.98 % të votave.

Partia Demokratike numëron 26155 vota, ose 31.58 % të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) deri tani ka 4944 vota, ose 5.97 %, ndërsa Partia Lëvizja Demokrate Shqiptare ka 105 vota, ose 0.13 % dhe Nisma Thurje ka marrë 435 vota ose 0.53 %.

PSD ka marrë 492 vota ose 0.59 %, Partia Bindja Demokratike ka marrë 1414 vota ose 1.71 %. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.