GJERMANI – Merkel: Mbështetje urgjente për Indinë përballë COVID-19

BERLIN, 25 prill /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se qeveria e saj po përgatiste furnizimin me një ndihmë urgjente për Indinë që po përballet me një rritje të rasteve me COVID-19.

“Për popullin indian, dëshiroj të shpreh gjithë mbështetjen timë përballë vuajtjes së tmerrshme që COVID-19 po i shkakton popullit”, deklaroi kancelarja në një mesazh në Twitter nga zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

“Lufta kundër pandemisë është lufta jonë për të gjithë. Gjermania është në solidaritet të plotë me Indinë dhe po përgatit me urgjencë një mision ndihme”, shtoi ajo.

India regjistroi sot një rekord të ri botëror me 350 000 persona të kontaminuar me koronavirusin e ri në një ditë të vetme, duke dështuar në frenimin e një shpërthimi të epidemisë kundër së cilës një miliardë doza të vaksinave janë administruar në planet./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.