TIRANË, 25 prill/ATSH/Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj votoi sot në qendrën e votimi në shkollën “Kosova” në Tiranë, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj.
Pas votimit, Denaj deklaroi, se “kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, për të shprehur mendimin e tyre, votën e tyre të lirë, për kë do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme”.
