COVID-19 – Një miliard doza të vaksinës të administruara në botë

PARIS, 25 prill /ATSH-AFP/ – Më shumë se një miliardë doza të vaksinës antiCOVID-19 janë administruar në botë, të paktën pesë muaj pas fillimit të fushatës së vaksinimit në masë në dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Të paktën 1 002 938 540 doza janë injektuar në 207 vende dhe territore, sipas bilancit nga burime zyrtare.

Më shumë se gjysma e totalit (58%) janë administruar në tre vende: SHBA (225,6 milionë), Kinë (216,1 milionë) dhe Indi (138,4 milionë).

Por, përsa i përket popullsisë, është Izraeli që ka kryer më shumë vaksinime, rreth gjashtë në 10 izraelitë janë tashmë plotësisht të vaksinuar.

Vende si Britania e Madhe (49% e popullsisë e kanë marrë të paktën një dozë), Emiratet e Bashkuara Arabe (mbi 51%), SHBA (42%), Kili (41%), Bahreini (38%) ose Uruguai (32%).

Në Bashkimin Europian, 128 milionë doza janë administruar tek 21% e popullsisë. Shumë larg Maltës (47%) dhe Hungarisë (37%), kampionët e 27 vendeve më të populluara në BE sillen rreth mesatares europiane: Franca (20,5%), Gjermania (22,6%), Italia (19,9%) dhe Spanja (22,3%).

Edhe pse pjesa më e madhe e vendeve të varfëra kanë filluar tashmë vaksinimin, kryesisht në sajë të mekanizmit Covax (OBSH, aleanca Gavi dhe koalicioni Cepi), vasinimi mbetet një rovilegj për vendet me të ardhura të larta, sipas Bankës Botërore.

Dymbëdhjetë vende nuk janë vaksinuar akoma. Shtatë në Afrikë (Tanzani, Madagascar, Burkina Faso, Tchad, Burundi, Centrafrique, Eritre), tre në Oqeani (Vanuatu, Samoa, Kiribati), dhe një në Azi (Kore e Veriut) dhe një në Karaibe (Haiti).

Pavarësisht polemikave, vaksina e AstraZeneca/Oxford është më e shpërndara në botë dhe është administruar në tre të katërtën e vendeve dhe territoreve, të paktën 156 nga 207, 75%).

Ajo kryeson Pfizer/BioNTech (me të paktën 91 vende, 44%), Moderna (të paktën 46 vende, 22%), Sinopharm (të paktën 41, 20%), Spoutnik V (të paktën 32, 15%) dhe Sinovac (të paktën 21, 10%)./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.