TIRANË, 23 prill /ATSH/ Klodiana Spahiu, kandidate e PS-së në qarkun Durrës përshëndeti koordinatorët e PS-së, që siç tha ajo “me urtësi dhe dashuri, dinë t’i përgjigjen atyre që duan të na godasin e të na shajnë”.
Duke marrë fjalën në takim përmbyllës elektoral të PS-së, që u zhvillua pasditen e së premtes në Durrës Spahiu tha se ”ne do të ruajmë qetësinë dhe do të kërkojmë votën e çdo shqiptari për të transformuar gjithë Shqipërinë dhe mbi të gjitha Durrësin tonë të bukur”.
“Nuk ka shanse njeri ta ndalojë transformimin. Të gjitha projektet që janë në rrugë e sipër do t’i çojmë deri në fund me Edi Ramën kryeministër”, – u shpreh Spahiu.
/r.e/
