Agjencia Telegrafike Shqiptare

KANADA – Trudeau vaksinohet kundër COVID-19 me AstraZeneca

OTAVA, 23 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri kanadez Justin Trudeau u vaksinua sot me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Jam shumë i lumtur”, u shpreh Trudeau ndërsa vaksinohej.

“Ndërkohë që Ontario ka ftuar personat 40 vjeç e lart për t’u vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në farmaci, tani është radha jonë”, tha ai pak më parë në një konferencë shtypi.

“Është një lehtësim të dish se ky gjest i thjeshtë na ndihmon të mbrojmë veten, por, veçanërisht, të mbrojmë ata që duam”, shtoi Trudeau për shtypin.

Shumica e provincave kanadeze kanë zgjeruar këtë javë grupmoshën për qasjen ndaj vaksinës AstraZeneca, duke e vënë për personat mbi 40 vjeç, ndërkohë që ishte e rezervuar më parë për ata mbi 55 vjeç./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version