Vetingu/ KPK konfirmon në detyrë Besjana Garxenajn, gjyqtare në Gjykatën e Durrësit

TIRANË, 22 prill /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë, Besjana Garxenajn, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Komisioni i pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit të Besjana Garxenaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli,Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi pasi analizoi provat dhe faktet vendosi konfirmimin në detyrë të Besjana Garxenajt, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj e Gjykatës së Durrësit u përball të martën më 20 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe sot u shpal vendimi i konfirmimit në detyrë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.