Vaksinimi masiv antikovid/ Kryhen 382 998 vaksinime në vend

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Procesi i vaksinimit masiv po ecën me ritme të shpejta dhe sipas të dhënave të publikuara nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 10 923 qytetarë.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, janë kryer 382 998 vaksinime.

Në total, Shqipëria ka administruar deri tani mbi 700 mijë vaksina, ndërsa renditemi vendi i parë në rajonin e Ballkanit për procesin e vaksinimit masiv kundër COVID-19.

Procesi i vaksinimit masiv ka vijuar në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.