Shefi i diplomacisë gjermane sot viziton Kosovën

PRISHTINË, 22 prill/ATSH/ Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas, sot do të vizitojë Prishtinën, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Berlin.

Një ditë më vonë, Maas do të vizitojë edhe Beogradin.

Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie Maria Adebahr, Maas do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimeve mediale në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve.

Në axhendën e vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë parashikohen takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.