UASHINGTON, 22 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden do të zbulojë sot gjatë samitit virtual mbi klimën, objektivin e ri të SHBA-së kundër ngrohjes klimatike me qëllim për të reduktuar emetimet e gazit me efekt serrë rreth 50-52% deri në 2030 në raport me 2005, njoftoi një zyrtar amerikan.
Ky synim pothuajse dyfishon angazhimin e mëparshëm të Uashingtonit për një ulje nga 26% në 28% deri në 2025.
“Ky njoftim do të bëhet gjatë samitit të drejtuesve për klinën që presidenti amerikan, Biden po organizon, në mënyrë që të vendosë botën përballë sfidës për të përmbushur ambiciet e saj dhe për të luftuar krizën klimatike”, theksoi zyrtari amerikan./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
