Rama zbulon kuptimin e 12-ës që ka PS në fletën e votimit

TIRANË, 21 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama foli për marrëdhënien e tij me qytetarët, dhe pulsin që merr nga takimet me ta, ndërsa iu dha edhe një mesazh për 25 prillin.

Ai komentoi edhe kuptimin e numrit 12, që PS-ja ka në fletën e votimit.

“Këtu ishte një fushë me kallama. Por di që këtu është një spital me standarde europiane. Këtu është një qendër e transferimit të dijes. Ky është një spital ku do të implementimet modeli i fazës tjetër shëndetësore, autonomia shëndetësore. Strukturën e kemi rindërtuar, kanë mbetur disa spitale. Këtu do të kemi menaxherë shqiptarë dhe turq. Europianistët nuk e di se ça do të thotë”, tha Rama.

Pyetjes se pak ditë më parë inauguruat dhe aeroportin e Kukësit, Rama tha se “unë jam kryeministri që kam bërë më shumë kilometra në Shqipëri, sa gjithë kryeministrat e shtetit shqiptar. E di pse e kam bërë? Unë nuk rri dot pa e pasur çdo ditë, atë aromën e vendit ku unë jam i privilegjuar i madh na njerëzit që të jem udhëheqësi i tyre. Pa e ndjerë çdo ditë kontaktin e njerëzit se ça pulsi me njerëzit. Ndaj gjëja e fundit është që të humb kontaktin me njerëzit”.

Në lidhje me mesazhi i fundit për zgjedhësit tuaj, Rama tha se “mesazhi i fundit për sonte është se të gjithë duhet ta mësojnë dhe të informohen për mënyrën e votimit”.

“Të votojnë 12. Dhe nëse kanë preferencë për një deputet, të votojnë në rreshtin e 12-ës pasi bëhet vota e pavlefshme. 12-a është 12 e Pavarësisë, 12 yjet të Europës. 12-a është dita e lindjes së PS, rezultati i saktë i shumëzimit 4X3”, tha ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.