PS gati për takimin përmbyllës në Tiranë/ Veliaj publikon skenografinë e veçantë: Voto 12!


TIRANË, 22 prill/ATSH/ Gjithçka është gati për takimin përmbyllës të Partisë Socialiste sot në orën 18:00 në Tiranë.

Ajo që spikat është skenografia e veçantë e zgjedhur. Mijëra karrige janë vendosur në sheshin “Skënderbej” duke formuar trëndafilin si simbol të PS dhe ku në qendër është një podium rrethor ku do të ngjiten folësit me radhë.

“Jemi gati! Voto 12 PS”, shkruan Veliaj, ndërsa publikoi videon nga përgatitjet e takimit përmbyllës eklektoral për qarkun e Tiranës. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.