POLONI – Niedzielski: Lehtësim të kufizimeve antiCOVID-19 në disa rajone

VARSHAVË, 22 prill /ATSH-PAP/ – Polonia e ka kaluar tashmë kulmin e valës së tretë të pandemisë COVID-19 dhe në disa rajone kufizimet mund të lehtësohen nga 26 prilli, njoftoi ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski, në një konferencë shtypi në internet.

“Dikush mund të thotë se kemi kaluar një kulm të caktuar në lidhje me numrin e infeksioneve të reja në këtë valë të tretë. Duket gjithashtu se ne kemi kaluar kulmin në shtrimet në spital … por në të dyja rastet duhet të thuhet shumë qartë që shifrat e shtrimeve në spital janë ende shumë të larta”, tha Niedzielski.

“Kufizimet aktuale të pandemisë do të respektohen në pesë provinca me shifra jashtëzakonisht të larta të infeksionit: Slaskie, Dolnoslaskie, Wielkopolskie, Lodzkie dhe Opolskie”, shtoi ai.

Ndër lehtësimet e planifikuara është rihapja e parukerive, qendrave të estetikës dhe rivendosjen e arsimit hibrid në klasat 1 deri në 3.

Ministri informoi se institucionet e kulturës ndoshta do të rihapen në maj.

Niedzielski. gjithashtu, deklaroi se një plan i detajuar për rihapjen e ekonomisë do të paraqitej të mërkurën e ardhshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.