“PD humb për herën e tretë”/ Bashkëpunim në funksion të shqiptarëve dhe jo të sherreve

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha se “ ne do të mundim Lulzim Bashën, Monikën Kryemadhin, Ilir Metën dhe Sali Brishën në 25 prill”.

Në një intervitë televizive Rama tha se “pas zgjedhjve do të shikojmë procesin që në radhë të parë çfarë do të ndodhi me PD do të ndodhë Lulëzimi nga Saliu, apo me një postim në FB Saliu do të largojë Lulëzimin”.

“Unë mendoj se me fitoren e PS në 25 prill dhe me daljen nga tuneli i pandemisë ne duhet të bëjmë çmos të dalim edhe nga tuneli pandemisë politike që na ka nxirë jetën gjithë këto vite dhe të shkojmë përtej politikës së deri tanishme duke e civilizuar politikën, duke e ndërtuar bashkëpunimin midis fituesve dhe humbësve të 25 prillit që do të thotë midis PS dhe PD sepse LSI nuk e kam fare në këtë ekuacion. Në mënyrë që energjitë tona të bashkohen për të ecur përpara projektet e mëdha që kemi dhe për të përballuar sfidat e së ardhmes”- u shpreh Rama.

Rama theksoi se, “bashkëpunimi midis qeverisë dhe opozitës, unë mendoj që bëhet i mundur në momentin kur PD merr goditjen e radhës duke humbur për herën e tretë që i bie në fakt humbja për herë të 5-t‰, që nga 2013”.

“Unë shpresoj që PD do të reflektojë më në fund me vetveten dhe të kuptojë se, politika t’i biem të gjithë me një vrimë dhe nga vrima del gryka e pushkës nuk të çon asgjëkundi dhe jo më në pushtet dhe do të jetë e hapur për të ndërtuar një proces bashkëpunimi që do të thotë një frymë që duhet shkuar përtej kësaj marrëzie po duhet t’i vëmë energjitë tona në funksion të shqiptarëve dhe jo të sherreve, po shqiptarëve nëpër ekrane duhet t’i japim arsye që të besojnë te Shqipëria. Pastaj mbi këtë frymë vendosen parimet, piketat ku ne do të shkojmë më tutje duke vënë forcën bashkë në aspektin e reformave, e mekanizmave në fuksion të shtetit dhe në proces këto janë hapa që shkojnë në vite. Nuk i vë limit këtij bashkëpunimi “- tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.