MV – Gati 150 000 raste COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë

SHKUP, 22 prill /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 39 viktima dhe 603 raste të tjera COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 149 221, ndërsa numri i vdekjeve në 4 595.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 641 pacientë të tjerë fituan betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 126 234 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 18 392. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.