MOSKË – Rusia planifikon tërheqjen e trupave nga kufiri i Ukrainës

MOSKË, 22 prill /ATSH-AFP/ – Rusia njoftoi sot se do të nisë tërheqjen e trupave të saj të grumbulluara pranë Ukrainës, duke i dhënë fund një pranie ushtarake që shqetësoi Perëndimin dhe Kievin.

Në një shenjë tjetër të dukshme të uljes së tensioneve në rajon, presidenti rus Vladimir Putin tha se është i gatshëm të presë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, “në çdo kohë” në Moskë, për të biseduar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve të tyre.

“NATO ka marrë shënim për njoftimin e tërheqjes së ushtarëve rusë por mbetet vigjilente”, tha një zyrtar i Aleancës.

Presidenti Zelensky gjithashtu e mirëpriti këtë tërheqje, duke besuar se kjo do të çojë në “një ulje proporcionale të tensionit” ndërsa siguroi që vendi i tij ” do të mbetej vigjilent”.

Prania e dhjetëra mijëra ushtarëve pranë Ukrainës ka nxitur shumë tensionet midis Moskës, Kievit dhe Perëndimit duke dhënë shkas për sulme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.