Mitingu përmbyllës i fushatës së PS në Tiranë, Veliaj: Më mirë patronazhistët tanë që u shërbejnë njerëzve, se paramilitarët e Saliut dhe Ilirit që vrasin njerëz

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Gjatë fjalës së tij, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë, drejtuesi politik për kryeqytetin, Erion Veliaj tha se më mirë të kesh patronazhistë që u shërbejnë njerëzve, sesa paramilitarë të Saliut dhe Ilirit që vrasin njerëz.

“Në këtë shesh kemi parë patronazhistë të shkëlqyer, por kemi parë edhe paramilitarë, që në sheshet e Shqipërisë ekzekutojnë njerëz. Një mijë herë më mirë të jesh patronazhist që i shërben njerëzve, se paramilitari i Saliut dhe i Ilir Metës, që i merr jetën njerëzve. Kjo është diferenca, në këtë fushatë ky është kontrasti, në këtë fushatë këto janë dallimet”, u shpreh Veliaj nga sheshi “Skënderbej”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.