Meta me talente të reja: Do rikthehem për fitoren e Vlorës

TIRANË, 22 prill /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë.

Meta thekson se do rikthehet në fushën e talenteve të reja, për fitoren e Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë.

“Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore”, shprehet Meta.

Po ashtu, Meta shton se “u premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.