Më 25 prill çojeni në shtëpi Ilir Metën, turpi më i madh që Shqipëria ka mundur të ketë

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Gjatë mbylljes së fushatës së PS-së në Tiranë, Kryeministri Edi Rama tha se “Ilir Meta është turpi ynë, është turpi i gjithë popullit shqiptar. Është turpi më i madh, që Shqipëria ka mundur të ketë aty në krye”.

“I them biznesmenëve të vegjël: ore, nuk doni Edi Ramën, ku është problemi? Unë jam i martuar, s’kam dalë të kërkoj grua, e kam mbyllur këtë punë, s’dua të bëjë krushqi me askënd. S’do vij t’ju trokas t’ju them se sa të bukura i kam pantallonat, se ju si doni çitjanet se jeni modern. Unë i shkreti një cop katunari jam, ça problemi ka? Nuk më doni, ca problem ka? Taksën a e keni 0? – Po. – TVSH a keni 0? – Po. – Inspektorët a jua kemi hequr qafe? – Po. – Ça problemi keni mër jahu, merruni me biznesin tuaj… Ah, e doni Lulin kaq shumë, saqë doni me dal me e votuar, po ja vlen? A ja vlen ti rrisësh vetes taksën që të çosh Lulin të flejë në Kryeministri. Luli aty është, një e ka pas Kryeministrisë, një e ka këndej, një e ka mbas plazhit, një ka të Saliut atje, ka dhe shtëpinë e Likes, kur ha ndonjë shpullë sa herë sillet keq, ka gjithë këto shtëpi Luli. Për të çuar Lulin të flejë gjumë në Kryeministri?! Gjithë duhet të votoni për PS. Dhe kini parasysh, që nuk është Luli, se me Lulin ne rregullohemi, s’ka asnjë problem, ja gjejmë Lulit një vend për të fjetur. Problemi është gjetkë, të mendosh sot për fëmijët, do të thotë të mendosh edhe për vajzën e Ilir Metës e cila siç vetë Ilir Meta thotë, i lutet: Babi mos pi, kthehu në shtëpi. E pra më 25 prill, çojeni në shtëpi Ilir Metën, çojeni në shtëpi Ilir Metën! Boll. Mjaft! Ilir Meta duhet të shkojë në shtëpi”, u shpreh Rama.

“Ilir Meta është turpi ynë, është turpi i gjithë popullit shqiptar. Është turpi më i madh, që Shqipëria ka mundur të ketë aty në krye. Ai duhet zhbërë më 25 prill dhe turp kush voton Ilir Metën, turpëron veten, fëmijët e tij, familjen e tij, prindërit e tij, turpëron të gjallë e të vdekur në shtëpinë e tij. Boll se nuk është Shqipëria pengu i një njeriu që ka ikur dhe i ka lëshuar pëllumba e sorra bashkë”, deklaroi Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.