Mandati i tretë, për Shqipërinë eksportuese neto në energji dhe mbi 1 miliardë usd eksporte bujqësore

TIRANË, 22 prill /ATSH/ “Unë nuk kërkoj një mandate të tretë për veten time dhe mua nuk më intereson në asnjë formë pushteti apo politika që nuk lidhet me një fitore apo mandat të qartë. Sepse unë nuk hyj tek ata që keni parë, Saliu është i fundit. Por historia e shqiptarëve ka parë shumë kasapë, që për pushtetin merrnin jetë njerzish për një karrige, bënin gjithëçka dhe shpërfytyroheshin”

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, në një intervistë televizive, ndërsa theksoi se “unë këtë mandat e kërkoj se besoj, se këto janë vitet ku mund të ngjitemi në majën, ku gjenerata jonë ka misionin dhe detyrën të çojë Shqipërinë”.

Kemi gjithë këto projekte, vijoi ai, që janë projkte të financuara me kompani që njihen. Kemi katër porta nga qielli dhe katër porta nga deti, që mund t’i hapim në Shqipëri.

“Kemi mundësinë ta bëjmë Shqipërinë ekspotuese neto për energjinë. Kemi mundësinë të mbyllim gjithë sistemin e shërbimit të administratës shtetërore në telefon dhe kompjuter, që të mbarojë kontakti dhe rryshfeti. Kemi mundësi të çojmë mbi 1 miliardë usd, eksportet bujqësore.

“Këto janë gjëra që na japin një tjetër Shqipëri nëse unë marr mandatin, për këto unë jam”- tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.