Mandati i tretë/ Balluku: Kushte për një klimë sa më të favorshme dhe nxitëse për biznesin

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim me një nga sipërmarrësit në vend, teksa u shpreh se iniciativa dhe vizioni i çdo investitori, i cili gjeneron vende të reja të pune duke nxitur zhvillimin ekonomik, meriton të gjithë mbështetjen për të ecur më shpejt.

Ministrja u shpreh se në mandatin e tretë qeverisës Partia Socialiste do të vijojë mbështetjen për biznesin.

“Në mandatin e tretë të Partisë Socialiste, do të bëjmë akoma edhe më shumë duke ju gjendur krah çdo sipërmarrësi dhe duke krijuar të gjitha kushtet për një klimë sa më të favorshme dhe nxitëse për biznesin”, tha Balluku. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.