LUKSEMBURG – Rradhë qytetarësh në pritje të vaksinimit me AstraZeneca

LUKSEMBURG, 22 prill /ATSH-DPA/ – Rreth 18 000 persona në Luksemburg ishin sot në një listë pritje për t’u vaksinuar me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca.

“Lista e pritjes u mbush brenda pak orësh, pasi Ministria e Shtetit tha se personat midis moshës 30 dhe 54 vjeç mund t’i bashkoheshin vaksinimit me këtë vaksinë”, deklaroi qeveria.

“Ata që janë regjistruar në listë do të kontaktohen në një njoftim të shkurtër, në varësi të disponueshmërisë së vaksinës”, shtoi ajo.

Emrat do të përpunohen në rendin që janë marrë, pa iu nënshtruar përparësive.

Përndryshe, personat mbi 55 vjeç do të marrin vaksinën AstraZeneca në Luksemburg. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.