GREQI – 2 759 infeksione COVID-19 dhe 75 vdekje në 24 orët e fundit

ATHINË, 22 prill /ATSH-ANA/ – Në 24 orët e fundit, Greqia ka konfirmuar 2 759 raste me COVID-19, me dy prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 326 395 raste COVID-19.

EODY konfirmoi edhe 75 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, duke e çuar në gjithsej 9 788 numrin e përgjithshëm të tyre.

Një total, në kujdes intesiv janë 822 pacientë në ventilator.

Gjithashtu, 468 pacientë të tjerë me COVID-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, kurse e viktimave ishte 79./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.