GJERMANI – Merkel: Brukseli duhet të ketë kompetenca më të mëdha në vendimmarrjen shëndetësore

BERLIN, 22 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje që Europës t’i jepet fuqi më e madhe vendimmarrëse në çështjet shëndetësore, pas përvojave të pandemisë.

“Nëse është e nevojshme, traktatet e BE duhet të ndryshohen”, tha Merkel gjatë një diskutimi në internet të Partisë Popullore Europiane në lidhje me të ardhmen e Europës.

“Unë besoj se Europa ka nevojë për më shumë kompetenca në fushën e shëndetit. Ndoshta edhe ju duhet të ndryshoni traktatet për këtë. Unë kam qenë gjithmonë e hapur ndaj ndryshimeve të traktateve, nëse ato kanë kuptim. Ky nuk është një qëllim në vetvete”, shtoi ajo.

Kancelarja përsëriti gjithashtu mbrështetjen e saj ndaj strategjisë së vaksinimit të BE-së.

Merkel theksoi se vendimi për t’i blerë vaksinat përmes Brukselit ishte “absolutisht i drejtë”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.