GJERMANI – Mbi 29 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë

BERLIN, 22 prill /ATSH-AA/ – Mbi 29 518 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani, sipas informacioneve të Institutit Robert Koch (RKI). 

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI), thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 29 518 raste me COVID-19, duke e çuar numrin total të rasteve në 3 217 710.

Më tej, thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 259 persona, duke e çuar numrin total të viktimave nga COVID-19 në 80 893.

Numri i rasteve të reja në 100 mijë banorë në javë, sot u përcaktua si 161,1.

Për shkak të COVID-19 në Gjermani ndodhen nën trajtim 4 987 të sëmurë, prej të cilëve 2 772 janë të intubuar.

Në vend 17 300 000 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 5 650 000 mijë të tjerë dozën e dytë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.