FRANKFURT – BQE ruan kursin e saj ekspansionist në mes të pasigurive të pandemisë

FRANKFURT, 22 prill /ATSH-DPA/ – Banka Qendrore Europiane (BQE) konfirmoi sot arsenalin e saj të mbështetjes monetare përballë një horizonti ekonomik ende të errësuar nga pandemia, duke gjykuar të e parakohshëm çdo debat në lidhje me fundin e blerjeve masive të borxhit, arma e saj kryesore antikrizë.

“Koha për përfundimin e një politike bujare parash nuk ka ardhur ende”, tha presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, pas një takimi të Këshillit Drejtues.

Fillimi i një diskutimi për daljen graduale nga blerjet masive të borxheve, të nisura një vit më parë kundër krizës shëndetësore, u cilësua e parakohshme dhe nuk u përmend në këtë takim të tretë të vitit.

“Zarfi i destinuar për këto blerje në tregje pritet në mars 2022, një skedulë e justifikuar, sepse ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë përpara një rimëkëmbjeje të qëndrueshme të ekonomisë”, shtoi kreu i bankës qëndrore.

E vendosur muajin e kaluar si përgjigje ndaj tensioneve në normat e obligacioneve, rritja “e konsiderueshme” në ritmin e shpenzimeve për këtë program do të ruhet në tremujorin e dytë, sipas deklaratës së BQE./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.