FOTO/ Për Shqipërinë që duam ta çojmë në majë është 12-ta

TIRANË, 22 prill /ATSH/ “Patronazhistëve kanë këto tre ditë dhe tre netë, ditët dhe netët e tyre. Patronazhistët kanë këto tre ditë dhe tre netë kohën kur karakteri i tyre duhet të provojë se nuk ka gjumë”, tha Rama.

Gjatë takimit përmbyllës në Tiranë Rama u shpreh se, “nuk ka gjumë, nuk ka gjumë dhe nuk do të rreshtin në trokitje derë më derë dhe në telefonat e të gjithë miqve. Kudo ku njihni njerëz jashtë Shqipërisë, telefononi njerëzit këtu, miqtë e tuaj këtu dhe pa diskutim, pa diskutim, mos e harroni për asnjë moment, ka vetëm një numër që jeni ju, është numri 12”.

“Numri 12 jeni ju, numrat e tjerë, janë deputetët që kush dëshiron ua jep një preferencë, kush nuk dëshiron nuk ua jep. Për deputetët, për ju, për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë që duam ta çojmë në majë është 12-ta e Pavarësisë, 12-ta e yjeve të flamurit europian, 12-ta e lindjes së PS, 12-ta e aritmetikës sonë, jo asaj 7×7 që nuk bëjnë 42, por 4×3=12. Meqë e gjithë Shqipëria na shikon, dua që përpara se të largohemi, të gjithë Shqipëria ta dëgjoj, thirrjen e kësaj zemre “Shqipëri”. Rroftë PS e Shqipëria!” – përfundoi Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.