FOKUS – ECDC paraqet vlerësimin e COVID-19 në Europë

BRUKSEL, 22 prill /ATSH-ANSA/ – Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) vlerësoi sot rastet dhe vdekjet nga COVID-19 në Europë, me Italinë që pritet të shohë rënie në të dy parametrat dhe me Suedinë, Poloninë e Hungarinë me incidencat më të larta të ngjitjes së infeksionit.
Sipas mjetit të ri të ECDC-së, numri i infeksioneve në nivel kombëtar në Itali pritet të ulet nga 103 366 (e regjistruar në javën nga 11 deri më 17 prill) në 78 220 (e regjistruar në javën nga 9 deri më 15 maj).
Gjatë së njëjtës periudhë, vdekjet pritet të ulen nga 2 753 në 1 835 në javë.
Në hartën e përditësuar të ECDC nuk ka më rajone italiane me ngjyrë të kuqe të errët.
Në pjesën tjetër të Europës, situata mbetet kritike në Suedi, Poloni dhe Hungari.
Për Gjermaninë, parashikimi i referencës i formuluar nga ECDC përkundrazi tregon se infeksionet dhe vdekjet janë të destinuara të rriten në muajin e ardhshëm.
Ndërsa në Francë mund të fillojë edhe një rënie e ngadaltë në të dy parametrat.
Në Spanjë, numri i rasteve të reja pritet të mbetet i qëndrueshëm, me vetëm një rritje të lehtë të vdekjeve brenda një muaji./ /ervo/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.