Dita Botërore e Tokës/ Ekonomi: Politika mbështetëse për mbrojtjen e mjedisit

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Në Ditën Botërore të Tokës, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës nga ku tha se qeveria është përpjekur që të hartojë politika mbështetëse, njësoj si vendet e BE-së për mbrojtjen e mjedisit, tokës dhe adresimit të ndryshimeve klimatike.

“Bashkë më studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës celebruam sot Ditën Botërore të Tokës. Gjatë fjalës sime theksova se prej firmosjes së marrëveshjes së Sofies në nëntor të vitit të kaluar, jemi përpjekur që të hartojmë politika mbështetëse, njësoj si vendet e BE-së për mbrojtjen e mjedisit, tokës dhe adresimit të ndryshimeve klimatike”, deklaroi ministrja.

Ekonomi mbolli edhe një pemë ulliri në kopshtin e Universitetit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.