COVID-19 – Sërish rritje e rasteve pozitive në Itali

ROMË, 22 prill /ATSH-ANSA/ – Në Itali janë regjistruar 16 232 rezultate pozitive nga testet COVID-19 të bëra në 24 orët e fundit, në krahasim me 13 844 që ishin dje, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në vend u konfirmuan edhe 360 viktima të tjera.

Shkalla e pozitivitetit është 4,4%, nga 3,9% dje.

Aktualisht, janë 3 021 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid në Itali, më poshtë me 55 njësi krahasuar me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Në pavijonet e zakonshme, nga ana tjetër, 22 094 persona janë të shtruar në spital, më pak se 690 krahasuar me dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.