COVID-19 – Serbia regjistron mbi 2 700 raste të reja dhe 35 të vdekur

BEOGRAD, 22 prill /ATSH-TANJUG/ – Në 24 orët e fundit, 2 719 raste të reja të COVID-19 u konfirmuan në Serbi, duke u bazuar në 14 544 mostra të testuara, ndërsa 35 persona vdiqën si pasojë e virusit.

Aktualisht, ka 219 pacientë në aparat respirator dhe një total prej 6 174 pacientësh ndodhen të shtruar në spital, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga 2 719 rastet e reja, 617 u regjistruan në Beograd dhe 163 në Novi Sad.

Në qytete të tjera janë regjistruar më pak se 100 persona të infektuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.