Bushati: PD, 50% më të lartë pagën për mësuesit

TIRANË, 22 prill /ATSH – I. Vata/ Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me mësuesit e kryeqendrës së veriut, ku u njoh nga afër me shqetësimet e tyre.

Mësuesit shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes nga qeveria, cilësia e dobët e teksteve shkollore nga klasa e pare deri në vitin e tretë të gjimnazit, gjendja në të cilën ndodhen shkollat në vend kryesisht në zonat rurale.

Ndërkohë që mësuesit e këtyre zonave përballen me shumë sfida, infrastruktura e dobët dhe mungesa e transportit të duhur i tyre dhe i nxënësve.

Një problematikë tjetër është edhe mungesa e vëmendjes ndaj shkollës artistike “Prenk Jakova” në Shkodër, si një shkollë e cila nxjerr talente në fushat e ndryshme të artit.

Helidon Bushati pasi u njoh me këto shqetësime, shpalosi programin e partisë demokratike dhe u angazhua se pagat do të rriten me 50 %, duke u garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 euro.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.